City kërkon tri pikë, për ta fituar pozitën e dytë

  • 27 December 2019 - 19:54
City kërkon tri pikë, për ta fituar pozitën e dytë

Manchester City sot udhëton në Molineux Stadium të Wolverhampton në kërkim të tri pikëve të radhës për ta marrë pjesën e dytë dhe për të qenë përcjellës i Liverpool në Premier Ligën angleze

Kampionët në fuqi të Anglisë sonte do të kërkojnë tri pikë në Molineux Stadium kundër Wolverhampton.

Dështimi i Leicester City kundër Liverpoolit mbrëmë ka bërë që Manchester City të kërkojë daljen në vendin e dytë, duke zbritur kështu Leicesterin në vendin e tretë. 

Djemtë e Pep Guardiolës e dinë që fitorja është e domosdoshme që ta shqetësojnë Liverpoolin në kryet të Premier Ligës, i cili është në rrugën e duhur për të fituar titullin e parë pas 30 vjete në Angli.

Guardiola për këtë ndeshje ka startuar me formacionin e tij më të mirë, e ku pas disa jave në formacionin startues kthehet Sergio Aguero, i cili kishte munguar për shkak të lëndimit.

Agueron në sulm pritet që ta shoqërojnë, Sterling dhe Bernardo Silva.

(Kosova Sot Online)