Kjo është ndërhyrja e ashpër e Ederson që e përjashtoi atë me karton të kuq

  • 27 December 2019 - 22:29
Kjo është ndërhyrja e ashpër e Ederson që e përjashtoi atë me karton të kuq

Portieri i Manchester City është ndëshkuar me karton të kuq sonte në minutën e 12 të ndeshjes duke u përjashtuar kështu nga loja

Ederson bëri një ndërhyrje tepër të ashpër kundër Diego Jotas, e cila e la skuadrën e Manchester City pa një lojtarë në fushë.

Wolves doli shpejt me një kundërsulm kundër City por Ederson doli nga porta për ta penguar Jotan që të shënoi për vendasit.

Mirëpo, ndërhyrja e tij ishte tepër e ashpër dhe portieri i Manchester City u përjashtua me të kuq.

Sa ndeshje do të jetë jashtë ai, mbetet të shihet, por deri në rikthimin e tij portën do ta ruajë Claudio Bravo, portieri i dytë i Manchester City.

(Kosova Sot Online)