De Ligt: Krenari që jam te Juve, këtu për të fituar gjithçka

  • 28 December 2019 - 08:22
De Ligt: Krenari që jam te Juve, këtu për të fituar gjithçka

Matthijs de Ligt e ka zbuluar se dëshiron të qëndrojë te Juventusi për një kohë të gjatë dhe është krenar që vesh fanellën të tillë.

Mbrojtësi holandez ka luajtur 17 ndeshje që nga ardhja e tij nga Ajax, duke e zëvendësuar Giorgio Chiellini që u dëmtua në ndeshjen e parë të sezonit.

Që atëherë, 20-vjeçari ka marrë kritika dhe lavdërime për shfaqjet e tij me Zonjën e Vjetër.

“Unë isha shumë krenar për interesin e Juventusit, ishte një nder për mua. Gjithmonë më ka pëlqyer Juventusi dhe jam krenar që vesh këtë fanellë”.

“Është një sfidë e madhe. Torino është krejtësisht ndryshe nga Amsterdami; Kam parë shumë vende interesante. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”.

 

Mbrojtësi holandez zbulon se ka qenë një vit për t’u kujtuar, pasi ai u shpërblye me një transferim në “Stadiumin Allianz” pas një sezoni të paharrueshëm me Ajax.

Pas një sezoni të suksesshëm, De Ligt fitoi Trofeu Koppa gjatë ceremonisë së Topit të Artë në fillim të këtij muaji.

“Kur isha i vogël ëndërroja të bëhesha lojtar profesionist, por nëse do të më kishin thënë se do të kisha fituar Trofeun Kopa, Djaloshin e Artë dhe të luaja në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me më pak se 20 vjet, nuk do të kisha besuar. Shpresoj t’i realizoj të gjitha ëndrrat e mia”.

“Unë stërvitem me më të mirët në botë dhe ndjehem sikur po përmirësohem çdo ditë. (Leonardo) Bonucci dhe unë po mundohemi të formojmë një dyshe të mirë. Ne e kuptojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin”.

“Ka shumë rëndësi se unë dua të mësoj dhe të përmirësohem, duke fituar shumë. Nëse luani për Juventusin, duhet të fitoni gjithçka. Ky është edhe mentaliteti që kam”, ka thënë ai në një intervistë për ueb faqen e klubit.

(Kosova Sot Online )