Valverde po, Pogba jo

  • 28 December 2019 - 13:27
Valverde po, Pogba jo

Madridi ka kërkuar nga Zidane të heqë dorë sepse Valverde po rritet ndeshje pas ndeshje dhe shihet si e ardhmja e mesfushës së Realit…

Po shkon viti 2019, po vjen ai 2020 dhe Zinedine Zidane ka të njëjtën dëshirë – t’ia veshë fanellën e bardhë Paul Pogbas.

Zizu e do me çdo kusht në skuadër mesfushorin francez, por Manchester Unitedi nuk po e lëshon, vetëm për një çmim 200 milionë euro do të mendonte apo vepronte ndryshe.

Pogbas i skadon kontrata në vitin 2021 dhe natyrisht, atë çmim 200 milionë, por as 150 milionë nuk duan të paguajnë drejtuesit e Los Blancos.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Madridi tashmë ka folur me Zidanen për këtë punë dhe kanë kërkuar nga ai që të heqë dorë nga Pogba. 

Fede Valverde (21 vjet) është arsye se pse Reali nuk dëshiron të shpenzojë mbi 100 milionë euro për Pogbën.

Fede po zhvillon një sezon fantastik, madje e ka ulur në stol edhe Luka Modricin.

Ai ka bërë 18 paraqitje deri më tani dhe ka shënuar 2 gola. Drejtuesit e klubit besojnë se uruguaiani do të rritet edhe më shumë si futbollistë prandaj nuk e shohin të arsyeshme transferimin e Paul Pogbas pasi do t’ia kufizonin shumë minutat Valverdes.

(Kosova Sot Online)