Zyrtare: Shkarkohet Manuel Pellegrini

  • 29 December 2019 - 07:45
Zyrtare: Shkarkohet Manuel Pellegrini

Humbja 1-2 në shtëpi me Leicester City-n i ka kushtuar vendin e punës trajnerit të West Hamit, Manuel Pellegrini.

Fill pas disfatës në Stadiumin Olimpik të Londrës, drejtuesit e klubit londinez morën vendimin për shkarkimin e kilianit 66-vjeçar.

“West Ham United lajmëron se se trajneri Manuel Pellegrini është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.”

Me këtë mesazh të shkurtër në Twitter, klubi londinez “shkarkon” teknikun që në 13 ndeshjet e fundit të kampionatit ka grumbulluar vetëm 8 pikë.

Për rrjedhojë, West Hami renditet më vendin e 17-të në Premier League me 10 pikë.

(Kosova Sot Online)