Chelsea përmbys Arsenalin brenda 4 minutave

  • 29 December 2019 - 16:55
Chelsea përmbys Arsenalin brenda 4 minutave

Chelsea është duke e mposhtur 2-1 Arsenalin në stadiumin ‘Emirates’

Chelsea ka shënuar dy gola për katër minuta për të përmbysur rezultatin kundër Arsenalit dhe po fiton 2-1 në ndeshjen që po zhvillohet në Emirates.

Mesfushori brazilian i Italisë, Jorginho, barazoi gjithçka në minutën e 83-të, duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të portierit, Leno.

4 minuta më vonë, pas një kundërsulmi fantastik, Abraham dhe Willian treguan se janë në formë dhe kombinuan shumë mirë së bashku, derisa topin në rrjet e dërgoi pikërisht Abraham, për të shënuar golin e 14 këtë sezon në Premierligë.

(Kosova Sot Online)