Chelsea fiton me përmbysje, ia thellon krizën Arsenalit të Artetës

  • 29 December 2019 - 17:06
Chelsea fiton me përmbysje, ia thellon krizën Arsenalit të Artetës

Chelsea e ka mposhtur 2-1 Arsenalin në stadiumin ‘Emirates’

Chelsea i Frank Lampard ka marrë fitore të madhe në xhiron e 20 në Premierligë, duke e mposhtur 2-1 Arsenalin në shtëpinë e vet, në stadiumin ‘Emirates’.

Arsenali i Mikel Artetës ishte duke fituar 1-0 deri në minutën e 83’, kur Jorginho barazoi gjithçka duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të portierit, Leno.

Katër minuta më vonë, pas një kundërsulmi fantastik, Abraham dhe Willian treguan se janë në formë dhe kombinuan shumë mirë së bashku, derisa topin në rrjet e dërgoi pikërisht Abraham, për të shënuar golin e 14 këtë sezon në Premierligë dhe për t’ia dhuruar tri pikë “Bluve të Londrës”.

Pas kësaj fitore, Chelsea gjendet në pozitën e katërt dhe i afrohet në tri pikë Manchester Cityt, 35 me 38.

Kurse Arsenali bie në pozitën e 12 me vetëm 24 pikë të grumbulluara.


(Kosova Sot Online)