Klopp tregon pak para ndeshjes arsyen e mungesës së Xherdan Shaqirit

  • 29 December 2019 - 17:38
Klopp tregon pak para ndeshjes arsyen e mungesës së Xherdan Shaqirit

Shaqiri ka sërish probleme muskulore…

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë sonte Liverpoolin.

Ai nuk gjendet as në stol për ndeshjen kundër Wolves, që do të zhvillohet në ‘Anfield’ nga ora 17:30.

Pas publikimit të formacioneve, Jurgen Klopp ka treguar se Shaqir do të ishte sonte titullar, por nuk është e mundur për shkak të disa shqetësimeve të vogla.

“Kemi menduar për të bërë ndryshime në formacion, por për arsye të ndryshme nuk ishte e mundur. Ndoshta një zëvendësim më shumë do të ishte i mundur. Shaqiri mund të kishte startuar sot, por ai nuk është i gatshëm kështu që ky është formacioni”, u shpreh Klopp, 

(Kosova Sot Online)