Mane e kalon në epërsi Liverpoolin, golin s’mund t’ia mohojë as VAR-i

  • 29 December 2019 - 18:24
Mane e kalon në epërsi Liverpoolin, golin s’mund t’ia mohojë as VAR-i

Liverpooli ka kaluar në epërsi kundër Wolves në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Anfield’.

Sadio Mane shënoi për 1-0 në minutën e 42-të, pas një asisti të bukur të Adam Lallanas.

Megjithatë, [për pak goli u anulua dhe u desh të ndërhynte VAR-i.

VAR fillimisht shikoj për një prekje të mundshme më dorë të Lallanës dhe më pas për një ofsajd të Manes, por gjithçka ishte e kot, goli ishte i rregullt dhe në fund u numërua.

(Kosova Sot Online)