Fitore e vështirë, por Liverpooli e mbyllë vitin 2019 me +13 pikë nga Leicesteri

  • 29 December 2019 - 19:38
Fitore e vështirë, por Liverpooli e mbyllë vitin 2019 me +13 pikë nga Leicesteri

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Liverpooli…

Liverpooli i Jurgen Klopp ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë.

‘Redsat’ e mposhtën me rezultat minimal, 1-0 Wolvesin për ta mbyllur vitin 2019 me fitore dhe lider me +13 pikë nga ndjekësi më i afërt, Leicester City.

Derisa, ekipi i Klopp aktualisht ka 17 pikë më shumë se manchester City.

Golin e tri pikëve e ka shënuar Sadio Mane, në fund të pjesës së parë.


(Kosova Sot Online)