Muriqi lë gjurmë në fitoren e madhe të Fenerbahçes

  • 29 December 2019 - 19:56
Muriqi lë gjurmë në fitoren e madhe të Fenerbahçes

Thjesht ai është në një formë fantastike dhe dëshiron të vazhdojë në këtë mënyrë…

Një ditë shënon, një ditë asiston – Vedat Muriqi asnjëherë nuk mungon në një ndeshje për Fenerbahçen, ku janë në pyetje golat dhe asistent.

Në ndeshjen e fundit për vitin 2019, Fenerbahçe mori pikët e plota në udhëtim te Rizespori dhe në këtë ndeshje, edhe pse nuk shënoi – Muriqi asistoi, duke lënë gjurmë edhe njëherë.

Muriqi asistoi te goli vendimtar për 2-1 i shënuar nga Jailson në minutën e 70-të, që doli të jetë gol i tri pikëve.

Ky ishte asisti i pestë për Muriqin në Turqi këtë edicion, derisa ka realizuar 11 gola në 17 paraqitje. 

(Kosova Sot Online)