Ronaldo: “Shpresoj ta fitoj këtë çmim edhe vitin e ardhshëm”

  • 29 December 2019 - 22:00
Ronaldo: “Shpresoj ta fitoj këtë çmim edhe vitin e ardhshëm”

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirtate e Bashkuara Arabe.

CR7 kishte si konkurrentë rivalin e tij të madh, Lionel Messi, dhe dy futbollistët e Liverpoolit, Mohamed Salah e Virgin van Dijk.

Kjo është herë e shtatë që portugezi e fiton këtë çmim dhe katërta radhazi.

“Faleminderit të gjithëve: familjes sime, shokëve të mi tek Juventusi dhe në përfaqësuesen e Portugalisë, menaxherit tim Mendes dhe të gjithë personave që më kanë mbështetur çdo ditë. E kam për nder që jam i pranishëm këtu dhe shpresoj ta fitoj edhe vitin e ardhshëm këtë çmim fantastik”, u shpreh CR7.

“Goli ndaj Sampdorias më i miri në karrierë? Ishte fantastik, por kam shënuar gjithmonë gola të mrekullueshëm që në fillim të karrierës sime. Nga golat me kokë, ndoshta është më i miri i karrierës sime”, deklaroi Ronaldo pas marrjes së çmimit.

Çmimet e tjera:

Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lucy Bronze.

Çmimin “Zbulimi i Vitit” e fitoi Joao Felix, mposhti emra të tillë si Sancho, Haaland dhe Ansu Fati.

Çmimi i karrierës më të mirë futbollistike ishte për Miralem Pjanic dhe Ryan Giggs.

Trajneri më i mirë i vitit, Jurgen Klopp.

Akademia më e mirë e vitit shkoi për Ajaxin e Amsterdamit.

Liverpooli, fitues i Championsit, u shpall klubi më i mirë i vitit.

Achraf Hakimi ngriti trofeun e futbollistit të ri arab të vitit.

Çmimin e menaxherit më të mirë e fitoi Jorge Mendes.

Portieri më i mirë u përzgjodh Alisson Beker i Liverpoolit.

Partneriti i Vitit, triumfoi bashkëpunimi Manchester City-SAP.

Futbollisti arab i vitit, çmimi i takoi Abderrazak Hamdallah.

Drejtori sportiv më i mirë i vitit u shpall Andrea Berta i Atletico Madridit. Për këtë çmim konkurronin edhe Igli Tare i Lazios, Eric Abidal dhe Marc Overmars.

Çmimi i arbitrit më të mirë të vitit shkoi për Stephanie Frappart, 35-vjeçaren franceze që drejtoi Superkupën e Europës, Liverpool-Chelsea.

(Kosova Sot Online)