Igli Tare: Dy fitoret ndaj Juventusit treguan vlerën e Lazios

  • 30 December 2019 - 10:40
Igli Tare: Dy fitoret ndaj Juventusit treguan vlerën e Lazios

Lazio zhvilloi një pjesë të parë të sezonit për t’u vlerësuar, sidomos në muajt e fundit, ku regjistroi 8 fitore radhazi në kampionat si dhe mposhti Juventusin në finalen e Superkupës së Italisë.

Arkitekti i kësaj skuadre, Igli Tare, nga Dubai, ku ishte i pranishëm në ceremoninë e “Global Soccer Awards” (ishte kandidat për çmimin “Drejtori Sportiv i Vitit), bën skanerin e ecurisë së deritanishme.

Lazio ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit të madhe, cila është vlera e vërtetë e kësaj skuadre?

Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë të kampionatit, por tani vjen e bukura dhe duhet të jemi edhe më të zotë dhe vendimtarë. Duhet të vazhdojmë me fitoret dhe të bindim, siç kemi bërë dy herë përballë Juventusit brenda dy javësh. Tregon vlerën e vërtetë të kësaj skuadre, por duhet të jemi të përulur dhe të shohim nga e ardhmja me më shumë vendosmëri.

Përulësi, por jo shumë, nëse kjo Lazio kërkon të luftojë për titullin…

Duhet të jemi të uritur për suksese, fitorja të ndihmon të fitosh përsëri. E dimë që do të jetë një pjesë e dytë e kampionatit shumë e vështirë dhe jemi të përgatitur për atë që na pret.

Është bukur të mos kesh mundësi të fshihesh?

Ne nuk jemi fshehur kurrë, nga fillimi i sezonit kemi thënë që kjo skuadër duhet të luftojë për një vend në Champions. Për momentin, të flasësh për diçka tjetër është e parakohshme. Nëse 4-5 javë para fundit do të jemi në garë për diçka më shumë, do të jemi shumë të lumtur dhe nuk do të fshihemi.

(Kosova Sot Online)