Watfordi e do Rodriguezin

  • 30 December 2019 - 12:52
Watfordi e do Rodriguezin

Ricardo Rodriguez pritet të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit. Mbrojtësi i majtë zviceran mund të përfundojë në Premierligë.

Watfordi e ka kontaktuar Milanin për mbrojtësin e majtë, Ricardo Rodriguez.

Lajmin e ka bërë të ditur Tabloidi britanik “Daily Mail”.

Klubi italian ka nevojë të shesë futbollistë në afatin kalimtar të janarit për t’i balancuar financat dhe përfaqësuesi zviceran mund të jetë njëri prej lojtarëve që do të largohet.

Tash, trajneri i “Hornets”, Nigel Pearson është i vendosur ta përforcojë pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes dhe ish-futbollisti i Wolfsburgut është objektivi i tij kryesor.

Rodriguez nuk po gjen hapësira në “San Siro”, ku po luan në formacionin bazë spanjolli Theo Hernandez.

(Kosova Sot Online)