Sevilla ia vë syrin Susos

  • 30 December 2019 - 14:00
Sevilla ia vë syrin Susos

Mesfushori i krahut të djathtë mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit

Sevilla është e interesuar për futbollistin ofanziv të Milanit, Suso.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, “Calciomercato”.

Futbollisti spanjoll ka kontratë me “Rossoneri” deri në vitin 2022.

Mirëpo, mediumi italian shkruan se gjiganti italian mund ta shesë ish-futbollistin e Liverpoolit për 20 milionë euro.

Suso e ka realizuar vetëm një gol në 15 ndeshje këtë sezon, ndërsa Milani gjendet në pozitën e 11-të në Serie A.

Futbollisti i krahut të djathtë ka pasur rënie të formës në dy sezonet e fundit.

(Kosova Sot Online)