Rrahmani e krahason golin e tij me golin e paharrueshëm të Bergkampit

  • 30 December 2019 - 16:08
Rrahmani e krahason golin e tij me golin e paharrueshëm të Bergkampit

Futbollisti kosovar ka demonstruar se krahas sigurisë që po e shfaq në mbrojtje, di të shënojë edhe gola të bukur

Amir Rrahmani e ka realizuar një gol fantastik në stërvitje me Veronën.

Qendërmbrojtësi kosovar e kaloi një mbrojtës kundërshtar në mënyrë maestrale, duke shënuar më pas gol.

Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar e demonstroi se ka aftësi të shënojë edhe gola, krahas sigurisë që po e shfaq në mbrojtje.

Dhe, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e ka krahasuar golin e tij me golin e famshëm dhe të pavdekshëm të ish-futbollistit të njohur holandez, Dennis Bergkamp.

(Kosova Sot Online)