Vjen oferta e parë për Cristiano Ronaldon pasi hapur tha se pas futbollit, dëshiron të bëhet aktor!

  • 30 December 2019 - 19:44
Vjen oferta e parë për Cristiano Ronaldon pasi hapur tha se pas futbollit, dëshiron të bëhet aktor!

Edhe pse nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, madje nuk janë pjesë e rëndësishme e jetës së tij, një vit e gjysmë më parë, vetëm kur dolën zërat e parë se Cristiano Ronaldo mund të firmoste me Juventusin, Mikele Plaçido nuk mund të rezistojë:

“Vetëm ideja që mund të vijë te ne, më bën të çmendem dhe e pres me padurim ta shoh te Juvja”, postonte në rrjetet sociale aktori dhe regjisori i famshëm italian, që nga të gjithë shqiptarët njihet mbi të gjitha për rolin e paharrueshëm të komisar Katanit.

Por ndërkohë, pasi ka dëgjuar dëshirën e Kristiano Ronaldos se një ditë do të ëndërronte të luante një rol në Hollivud, Plaçido sërish ka dalë në skenë:

“Nëse Ronaldo kërkon të luajë në një film, jam gati që t’ia plotësoj menjëherë dëshirën, pse jo edhe me mua si protagonist.

Fundja, një aventurë me mua mund të jetë një trampolinë e rëndësishme për Kristianon më pas në Hollivud”, u shpreh për torinezen “TuttoSport”, “komisar Katani”.

(Kosova Sot Online)