Zidane rikuperon tre futbollistë, Hazard ende s’është gati

  • 30 December 2019 - 22:41
Zidane rikuperon tre futbollistë, Hazard ende s’është gati

James, Vasquez e Marcelo kanë lënë prapa dëmtimet, por jo edhe Eden Hazard

Pas një jave pushim, futbollistët e Real Madridit janë rikthyer në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e parë të janarit, kundër Getafes dhe gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, kundër Valencias.

Në stërvitjen që u zhvillua në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’ para mijëra tifozëve, zbritën në fushë Marcelo, Vasquez dhe James Rodriguez, të cilët kanë lënë prapa dëmtimet.

Por, u vërejt mungesa e Eden Hazard, që vazhdon të jetë jashtë që nga nëntori i vitit që po lëmë pas.

Hazard do të humbasë Superkupën  Spanjës. 

(Kosova Sot Online)