Pamje: Hazard me mesazh për tifozët e Real Madridit

  • 31 December 2019 - 09:59
Pamje: Hazard me mesazh për tifozët e Real Madridit

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard, ka paralajmëruar se do të rikthehet shumë shpejt nga lëndimi, derisa e ka vazhduar fazën e riaftësimit duke stërvitur i vetëm.

Sulmuesi belg nuk u stërvit me bashkëlojtarët e vet në seancën e së hënës, por punoi i veçuar në palestër.

Hazard shkoi në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas dhe e kreu një seri ushtrimesh brenda në palestër.

28-vjeçari është duke u riaftësuar nga një lëndim në nyje të këmbës dhe u ka dërguar mesazh pozitiv tifozëve të Real Madridit.

“Shihemi së shpejti”, shkroi Hazard në anglisht dhe spanjisht, një muaj pasi u lëndua në barazimin e skuadrës së tij 2:2 kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)