Barcelona e cakton datën e largimit të Vidalit

  • 31 December 2019 - 10:25
Barcelona e cakton datën e largimit të Vidalit

Barcelona mund ta lërë Arturo Vidalin të largohet në drejtim të Interit. Por, jo para finales së Superkupës së Spanjës.

Gjiganti katalonas do ta shesë mesfushorin kilian pas Superkupës së Spanjës. Pasi Alena u huazua në Betis, Arturo Vidal mund të jetë lojtari i radhës që largohet nga mesfusha e Barcës.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, katalonasit duan të llogarisin në Vidalin për Superkupë, prandaj edhe nëse arrijnë marrëveshje me Interin, do ta lirojnë lojtarin vetëm pas 12 janarit.

Kjo është data në të cilën do të luhet finalja, për herë të dytë jashtë Spanjës. Duke qenë se ka një muaj kohë për ta gjetur një zëvendësues, Barcelona do ta lërë Vidalin të largohet.

Interi i ka ofruar 15 milionë euro për ta blerë mesfushorin kilian, por përmes një huazimi fillestar.

Marrëdhënies mes Barçës dhe Vidalit janë të tensionuara, për shkak se kiliani është ankuar duke pretenduar se klubi i ka borxh disa milionë euro bonuse dhe ka kërkuar të luajë titullar ose largimin nga Camp Nou. 

(Kosova Sot Online)