Mos konsistenca e Chelsea po e shqetëson Lampard

  • 01 January 2020 - 17:43
Mos konsistenca e Chelsea po e shqetëson Lampard

Lampard është i shqetësuar për mos konsistencën e Chelsea pas barazimit me Brighton.

Pavarësisht se ende është në vendin e katër në Premier Ligë, Blutë e Londrës po vazhdojnë që ta ruajnë stabilitetin e tyre në këtë sezon.

“Ishte tepër e pakëndshme dhe për shumë arsye”, ka thënë Lampard për BT Sport pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë, ne është dashur ta fitojmë ndeshjen. Ne nuk ishim të ashpër mjaftueshëm. Ne shënuam gol dhe kishim posedimin. Por, nuk e kryem ndeshjen me kohë”.

“Ne lejuam që ata te kthehen në lojë. Në fund ishte një super gol por ne ishim me fat që nuk e humbëm këtë ndeshje”.

“Mungesa e konsistencës është shqetësim”, ka shtuar Lampard. “Është një gjë që duhet ta shikojmë”.

Chelsea do të përballet fillimisht në dy ndeshjet e para në ligë kundër Burnleyt dhe Neëcastle para se të këtë një orar të ngjeshur ku do të përballet me: Arsenal, Leicester, Man Utd dhe Tottenham.

(Koosva Sot Online)