Edhe një dështim i Mourinhos

  • 01 January 2020 - 17:59
Edhe një dështim i Mourinhos

Mourinho ende nuk ka arritur që ta këndell tërësisht Tottenhamin. Skuadra e tij sot ka humbur edhe sot kundër Southamptonit si mysafirë me golin e vetëm të Ings të shënuar në minutën e 17-të. Ky është edhe një hap pas i Mourinhos në luftën e tij për top-4.

Jose Mourinho po vazhdon me dështimet e tij për rezultate me Tottenham.

Dështimi i tij i radhës vjen sonte ku skuadra e tij ka humbur me rezultat 1-0 në St Mary Stadium të Southampton.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Danny Ings në minutën e 17-të te ndeshjes. 

Ishte një kundërsulm i vendasve që dërgoi ata në epërsi.

Në pjesën e dytë Tottenham sulmoi më sumë dhe arriti që të kishte edhe disa mundësi shënimi.

Në minutën e 73-të Harry Kaneit ju anulua një gol. Lajm i keq për Mourinhon është se Kane pas këtij goli u detyrua që të largohet shkaku i lëndimit.

Pas kësaj ndeshje, Tottenham mbetet në vendin e gjashtë më 30 pikë, duke humbur kështu një mundësi të mirë për të dal para Chelsea që dështoi sonte për të fituar kundër Brighton.

Kurse Southampton largohet dhe më shumë nga zona e rrezikut për të rënë nga liga pasi që gjendet në vendin e 11 me 25 pikë.

(Kosova Sot Online)