Interi kontakton agjentin e Eriksen

  • 01 January 2020 - 19:07
Interi kontakton agjentin e Eriksen

Klubi i Serie A është duke u përgatitur për verë me Spurs të cilët dëshirojnë ta shesin mesfushorin.

Gazetari i njohur Gianluca di Marzio ka thënë sot se Inter ka filluar bisedimet fillestare me agjentin e mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen.

Danezi pritet që të jetë pa kontratë me klubin nga Londra në fund të sezonit dhe si duket nuk dëshiron të nënshkruar kontratë të re.

Sipas këtij lajmi, skuadra italiane do të preferonte që ta merrte lojtarin si të lirë në verë, por Tottenham dëshiron që të merr pak para nga ai duke kërkuar rreth 17 milionë funte për ato skuadra që e donë atë në janar.

(Kosova Sot Online)