Werner në radarin e Manchester United

  • 02 January 2020 - 07:44
Werner në radarin e Manchester United

Manchester United i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Mirëpo, për shërbimet e tij ata do të hasin edhe në konkurrencë për shkak të rivalëve të tyre Chelsea.

Gjermani ka shënuar 18 gola në Bundesliga këtë sezon duke i ndihmuar ata që të jenë në krye të Bundesligës në pjesën e parë të kampionatit.

Werner ka nënshkruar kontratë të re me klubin e tij në fillim të këtij sezoni.

Ai po kërkohet me ngul që në janar nga Manchester United dhe Chelsea, të cilat skuadra dëshirojnë që të forcojnë sulmin për pjesën e dytë të kampionatit të tyre.

(Kosova Sot Online)