Messi shpallet lojtari i vitit 2019 nga MARCA

  • 02 January 2020 - 09:55
Messi shpallet lojtari i vitit 2019 nga MARCA

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2019 nga gazeta prestigjioze spanjolle, MARCA, duke i grumbulluar 59% të votave dhe duke e lënë rivalin e vet, Cristiano Ronaldon, mbrapa në vendin e katërt me vetëm 7% të votave.

E përditshmja spanjolle e përpiloi një listë me 100 futbollistët më të mirë të vitit të kaluar, me Messin që ishte zgjedhje e lehtë për të për t’u shpallur më i miri si fitues i Topit të Artë 2019.

Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës mori bindshëm më shumë vota se kundërshtarët e tij, duke i lënë prapa Karim Benzeman dhe Virgil van Dijkun.

Përkundër se Barcelona pati një sezon të hidhur edicionin e kaluar, i cili do të mbahet në mend më së shumti për dështimin në Anfield në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Messi shkëlqeu dhe ishte lojtari kryesor për suksesin e katalonasve në La Liga. 

Messi përsëri dëshmoi se është një nivel më lart se të gjithë në këtë planet dhe, edhe pse mungoi në fillim të sezonit 2019/20, ai ia doli të dalë i pari në garë për Këpucën e Artë në ligë.

Ai e mbylli vitin 2019 si fitues i Topit të Artë dhe si lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s.

10 lojtarët më të mirë në botë në vitin 2019, sipas MARCA.

Image

(Kosova Sot Online)