Ish-lojtari i Barçës që po shkëlqen në Premierligë: Do të shkoj në Real Madridit nëse më duhet

  • 02 January 2020 - 10:53
Ish-lojtari i Barçës që po shkëlqen në Premierligë: Do të shkoj në Real Madridit nëse më duhet

Adama Traore nuk e hedh poshtë mundësinë t’i bashkohet Real Madridit, nëse merr ndonjë ofertë nga gjiganti spanjoll në të ardhmen.

Anësori i klubit nga Premierliga Wolves, i cili është veçuar me paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon, hapat e parë të futbollit i mori të rivali i Real Madridit, Barcelona.

Por kjo nuk do ta ndalonte atë t’i bashkohet Madridit në të ardhmen.

“Do të shkoj në Real Madrid, nëse më duhet të shkoj”, e pranoi ai në një intervistë për La Sexta.

Traore mori ftesë në nëntor për të luajtur për Kombëtaren e Spanjës, por një lëndim ia pamundësoi atij debutimin për ekipin kombëtar.

(Kosova Sot Online )