Messi i shënoi 34 gola nga gjuajtja e lirë këtë dekadë, 14 më shumë se Ronaldo

  • 02 January 2020 - 11:10
Messi i shënoi 34 gola nga gjuajtja e lirë këtë dekadë, 14 më shumë se Ronaldo

Lionel Messi ka shënuar gola nga gjuajtja e lirë më shumë se çdo futbollist tjetër në top pesë ligat evropiane në dekadën e fundit, duke treguar për një përmirësim të dukshëm në këtë aspekt.

Kapiteni i Barcelonës i ka regjistruar plot 34 gola nga goditja e dënimit në dhjetë vjetët e fundit, 14 më shumë se rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo, sipas të dhënave të  kompanisë britanike për mbledhjen e të dhënave në sport, Optajoe.

Ronaldo i shënoi 20 gola në total gjatë dekadës së fundit, duke u radhitur i dyti pas Messit.

(Kosova Sot Online )