Balotelli bën aksident në orën 6 të mëngjesit, detyrohet të ecë në këmbë deri në shtëpi

  • 02 January 2020 - 11:47
Balotelli bën aksident në orën 6 të mëngjesit, detyrohet të ecë në këmbë deri në shtëpi

Mario Balotellit nuk i ka shkuar sipas planit festimi i Vitit të Ri, pasi sulmuesi italian pësoi një aksident trafiku dhe u detyrua të ecë në këmbë deri në shtëpi.

Sulmuesi i Brescia rrallë herë mungon në lajme dhe e mirëpriti vitin 2020 me një incident tjetër tipik për të.

Mediat italiane shkruajnë se SuperMario e kishte lejuar mikun e vet ta ngasë makinën e tij rrugës për në shtëpi në Brescia nga një aheng për vitin e Ri, në orën 6 të mëngjesit.

Makina e tij Fiat 500 doli nga rruga dhe u përplas në një hendek, duke pësuar dëme të mëdha.

Duke qenë se makina kishte ngecur në trotuar pranë hyrjes së një shtëpi, Balotelli u detyrua që nga aty të ecë në këmbë deri në shtëpi.

Makina e tij u tërhoq nga vendi i ngjarjes disa orë më vonë. 

Image

(Kosova Sot Online)