Besart Berisha shpallet ‘lojtari i dekadës’ në Australi

  • 02 January 2020 - 13:11
Besart Berisha shpallet ‘lojtari i dekadës’ në Australi

Besart Berisha ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera në kampionatin australian të futbollit.

Për këtë tifozët e Ligës Australiane të futbollit e kanë shpallur Berishën si lojtarin më të mirë të dekadës në Australi.

Berisha është njëkohësisht golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian. Ai ka luajtur me Brisbane Roar, Melbourne Victory  dhe së fundmi me Wester United . Ai ka shënuar 122 gola deri më tani në kampionatin australian. 

Image

(Kosova Sot Online)