Ibrahimovic thotë se Milani është shtëpia ime, ka dhe një premtim për tifozët kuqezinj

  • 02 January 2020 - 13:38
Ibrahimovic thotë se Milani është shtëpia ime, ka dhe një premtim për tifozët kuqezinj

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Milani është shtëpia e tij dhe se është i lumtur që më në fund është kthyer, duke u premtuar tifozëve kuqezinj se do t’i bëjë të kërcejnë nga gëzimi përsëri.

Sulmuesi suedez Ibrahimovic i bëri këto komenti pasi ateroi në Milano, ku do t’i kryejë testet mjekësore para se ta kompletojë kthimin në Milan.

Ai u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban në aeroport, teksa po kthehet në klub pas nëntë vjetëve. 38-vjeçari ateroi në aeroportin e Milanos mëngjesin e sotëm pas mbërritjes nga Stokholmi me aeroplan privat.

“Më rëndësi është që tani jam këtu. Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam thënë se kjo është shtëpia ime dhe më në fund jam kthyer”, tha Ibrahimovic. 

Ai pati edhe një premtim për tifozët: “Më në fund jam këtu, më prisni në San Siro dhe do t’ju bëj të kërceni nga gëzimi përsëri”.

Ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sot gjatë ditës, ndërsa të premten në mbrëmje do të prezantohet si lojtar i Milanit.

Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë.

Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.

(Kosova Sot Online)