Vendim i papritur në Angli për portierin e Kosovës

  • 02 January 2020 - 15:18
Vendim i papritur në Angli për portierin e Kosovës

Portieri i Kosovës nuk ka bindur Nottingham Forestin dhe pritet rikthimi te Manchester City.

Arianet Muric u huazua gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City te Nottingham Forest për të fituar më shumë eksperiencë.

Duke parë që hapësirat në formacionin e Pep Guardiolës do të ishin të pakta, drejtuesit e klubit vendosën që futbollisti të largohej në formë huazimi.

Siç raportojnë mediat angleze, portieri i Kosovës nuk ka bindur skuadrën që garon në Championship dhe trajneri i Nottingham ka kërkuar që 21-vjeçari të largohet.

Muric me shumë mundësi do të rikthehet sërish te City që më pas do të vendos nëse do ta mbajë sërish në skuadër apo do ta huazojë sërish.

(Kosova Sot Online)