Arteta tregon si e bindi Xhakën të qëndrojë tek Arsenali

  • 02 January 2020 - 19:31
Arteta tregon si e bindi Xhakën të qëndrojë tek Arsenali

Mikel Arteta duket se e ka bindur Granit Xhakën që të qëndrojë tek Arsenali.

Mesfushori me prejardhje kosovare tash e disa kohë po lidhet me një kalim të mundshëm në Bundesliga, dhe thuhej se tashmë ka marrëveshje me Hertha Berlin.

Por, trajneri spanjoll ka zbuluar bisedën që kishte me lojtarin, dhe si e bindi atë për të qëndruar.

“Unë kisha një bisedë me të dhe doja që ai t’i kuptonte ndjenjat e tij” ka thënë Arteta.

“Mendoj se ai mund të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për klubin tonë” shtoi spanjolli.

Xhaka kishte minuta në dispozicion edhe në ndeshjen kundër Man Utd, ku pati një performancë të shkëlqyer.

Duket se emra si Ozil, Xhaka e të tjerë, do të ndërrojnë fytyrë nën urdhrat e ish ndihmësit të Pep Guardiola.

(Kosova Sot Online)