“Nuk kam qenë kurrë nën hijen e Ronaldos dhe Rooneyt”

  • 02 January 2020 - 20:33
“Nuk kam qenë kurrë nën hijen e Ronaldos dhe Rooneyt”

Ish anësori i Manchester United, Nani, thotë se asnjëherë nuk është ndier nën hijen e Cristiano Ronaldos dhe Wayne Rooney gjatë kohës së tij në Old Trafford.

Portugezi, tani 33-vjeçar, shpenzoi tetë sezone te United mes viteve 2007 dhe 2015, duke u transferuar më pas te skuadra ku Ronaldo i mori hapat e parë si futbollistë, Sporting C.P.

Nani ka fituar katër trofe të Premier League dhe një Champions League në United duke bërë mbi 200 paraqitje, derisa Ronaldo u largua për Realin dy sezone pasi Nani u transferua në Angli.

“Jo, asnjëherë nuk jam ndier nën hijen e Ronaldos, [Ryan] Giggs apo Rooney”, u përgjigj Nani për ‘Tribuna Expresso’ kur u pyet lidhur me këtë.

“Nuk ka pasur asnjë hije atë kohë, kishim ekip fantastik. Kam luajtur me Ronaldon shumë ndeshje si startues. Ekipi jonë kishte dy apo tri mënyra të lojës dhe me ekipe të ndryshme, luanin Nani e Ronaldo, derisa me disa të tjera Ronaldo dhe Rooney”.

(Kosova Sot Online)