Lufta për portën e Bayern – rritet konkurrenca për Neuer

  • 02 January 2020 - 21:01
Lufta për portën e Bayern – rritet konkurrenca për Neuer

Manuel Neuer nuk do të jetë më i padiskutueshmi tek skuadra e Bayern Munich.

Neuer, i cili mbron ngjyrat dhe portën e Bayern që nga viti 2011, ka qenë numri 1 dhe i padiskutueshëm në formacion gjatë këtyre viteve.

Por, tashmë konkurrenca për të po rritet, me Alexander Nubel që po afrohet, shkruan ‘Bild’.

Nubel do të transferohet nga Schalke si transferim i lirë, gjatë verës, për t’i bërë konkurrencë portierit të kombëtares së Gjermanisë.

Gjithashtu, për të rritur konfliktin për pozitën e portierit, në skuadër do të jetë edhe Sabener Strasse.

Mbetet të shihet se si shtatë herë kampioni i Gjermanisë dhe një herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Neuer, do të menaxhojë konkurrencën me portierët e rinj. 

(Kosova Sot Online)