Adrien Rabiot në Premierligë?

  • 02 January 2020 - 21:15
Adrien Rabiot në Premierligë?

Ancelotti e do Rabiotin te Evertoni, francezi po kërkohet edhe nga Arsenali.

Andrien Rabiot nuk është përshtatur në Itali, të paktën deri më tani. Ai ka pritur diçka më shumë kur u transferua te ‘Zonja e Vjetër’, por s’po arrin të gjejë vend si startues në formacionin e Sarrit.

Sipas “Sport Mediaset” dhe “Calciomercato.com”, Evertoni është hedhur në sulm për ta afruar Rabiotin me kërkesë të Carlo Ancelottit.

Për të po interesohet edhe Mikel Arteta, që e do patjetër te Arsenali.

Mësohet se Evertoni është një hap para dhe janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për lojtarin që Juve e mori pas asnjë cent, pasi ishte lojtar i lirë pas problemeve dhe skadimit të kontratën me Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online)