Valon Berisha me tri oferta, pritet largimi i tij nga Lazio

  • 03 January 2020 - 13:34
Valon Berisha me tri oferta, pritet largimi i tij nga Lazio

Afati kalimtar i janarit mund ta bëjë Valon Berishën me klub të ri. Ylli i Kombëtares së Kosovës nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme për të luajtur në Lazio në të cilin klub kishte shkuar me ambicie për të shpërthyer.

Berisha tashmë i ka disa opsione tjera. Genoa, Brescia dhe Spal janë skuadrat e interesuara për shërbimet e tij.

Mediat italiane paralajmërojnë se Berisha mund t’i bashkohet së shpejti ndonjërit prej këtyre ekipeve, ku mund të gjejë hapësirë më të madhe për të luajtur, të cilën nuk po e gjen te Lazio. Berisha mund të transferohet në një klub tjetër në formë huazimi nga Lazio. 

(Kosova Sot Online)