Aubameyang: Për momentin jam 100% i Arsenalit

  • 03 January 2020 - 14:47
Aubameyang: Për momentin jam 100% i Arsenalit

Sulmuesi nga Gaboni i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm nga Londra.

Pierre-Emerick Aubameyang thotë se nuk i interesojnë spekulimet që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Arsenali.

Sulmuesi nga Gaboni për momentin është i fokusuar vetëm tek klubi aktual, me të cilin synon ta mbyllë sezonin.

E më pas, gjatë verës që vjen, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit do të ulet dhe të flasë me drejtuesit e klubit.

“Shtypi anglez dëshiron të flasë shumë. Sa më përket mua, unë jam këtu. Jam 100 për qind këtu”, ka thënë Aubameyang për “RMC”.

30 vjeçari lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid, Barcelonë apo edhe Inter.

(Kosova Sot Online)