Chelsea e Tottenhami, në garë për Koulibalyn

  • 03 January 2020 - 15:15
Chelsea e Tottenhami, në garë për Koulibalyn

Qendërmbrojtësi i Napolit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Ai mund të transferohet në Premierligë verën që vjen.

Chelsea dhe Tottenhami janë futur në garë për transferimin e futbollistit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”.

Trajnerët Frank Lampard dhe Jose Mourinho janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Dhe, mbrojtësi stabil i klubit napolitan shihet si futbollisti ideal për t’i prirë mbrojtjes së tyre.

Të dyja ekipet londineze po kanë probleme serioze në mbrojtje.

Chelsea e pëlqen qe një kohë të gjatë futbollistin afrikan.

Mourinho e donte lojtarin që kur ishte trajner i “Blues”, ndërsa tash e do tek nënkampioni evropian. 

(Kosova Sot Online)