“Sancho, do të ishte lojtar brilant për Liverpoolit”

  • 03 January 2020 - 16:58
“Sancho, do të ishte lojtar brilant për Liverpoolit”

Ish ylli i Reds thotë se ata në Anfield duhet ta marrin në konsideratë që në janar transferin e yllit të Borussia Drotmund, në mënyrë që ta kenë një tjetër sulmues të madh në radhët e tyre.

Një transfer i Jadon Sancho nga Liverpool do të ishte “brilant për të dhe klubit”, thotë ish ylli i Reds Jason McAteer.

Intersi për sulmuesin anësorë të Borussia Dortmund është përfolur javën e fundit.

“Dyshoj që Jurgen Klopp është nën presion për të bërë më shumë lëvizje gjatë afatit dimëror edhe pse nëse do të dëshiroja ta shihja një lojtar të vinte në Anfield, është Jadon Sancho”, ka thënë ai për Racing Post.

“Sancho duket një tip lojtari për Jurgen Klopp. Ai është i ri, talent i jashtëzakonshëm, është ideal për sistemin me të cilin luan Klopp dhe do të mësonte shumë nga njëri prej trajnerëve më të mirë në botë”.

“Menaxherët e mirë marrin lojtarë të mirë për nivelet e ardhshme. Shikoni Raheem Sterling në Manchester City. Sterling ndoshta nuk përshtatet në mënyrën natyrale në sistemin dhe filozofinë unike të Pepe Guardiolas por ai ka një talent të përshtatshëm për çdo menaxher dhe kjo është arsyeja pse ai është lojtari më i mirë në Premier Ligë”, tha ai.

“Klopp ka një aurë të njëjtë dhe Trent Alexander-Arnold është një shembull i një lojtari i cili po ndrit nën urdhrat e gjermanit një gjë që nuk besoj që do ta bënte me dikë tjetër”.

“Sancho në Liverpool do të ishte brilant për të dhe klubin. Ai mund të luaj në çdo pozitë në tri pozitat e sulmit dhe ka një klasë prej gjeniu”.

Sancho ka shkëlqyer në Gjermani prej që mori vendim të guximshëm duke lënë Manchester Cityn më 2017.

Ka pasur pyetje të ndryshme për formën e tij dhe përkushtim gjatë sezonit 2019-20, por 19 vjeçari deri me tani ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 13 asiste në të gjitha garat në Gjermani dhe Europë.

(Kosova Sot Online)