Arsenali dhe Tottenhami në luftë për mbrojtësin e Norwich

  • 03 January 2020 - 18:26
Arsenali dhe Tottenhami në luftë për mbrojtësin e Norwich

Arsenali ka hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin Max Aarons por Spurs mbeten favorit për ta marrë tinejxher.

Sportsmail mëson se çmimi i tij është 30 milionë funte do të jetë e mjaftueshme që marrëveshja të bëhet këtë muaj, me Aarons që ka mundësi të kthehet si i huazuar në Carrow Road deri në fund të sezonit.

Everton dhe West Ham po ashtu ka shprehur interes për 19 vjeçarin dhe Arsenali thuhet se i është ofruar atij këtë javë.

Gunners janë të shqetësuar për anën e djathtë të mbrojtjes pasi që Hector Bellerin nuk është i njëjti lojtarë pas lëndimit serioz në gju dhe Aaron shihet si mbrojtësi që ka të njëjtën hap dhe gjendje fizike që i përshtatet Mikel Artetas.

Mirëpo deri me tani Spurs thuhet se janë shumë më para për Aarons, i cili është shpallur si lojtari më i mirë i ri në Championship sezonin e kaluar

Megjithatë, Aarons nuk dëshiron që të rikthehet në Championship. Norwich janë në fund të tabelës në Premier Ligë, shtatë pikë larg zonës së sigurisë, kështu që Kanarinat dëshirojnë ta shesin atë deri në fund të muajit.

Ka pasur raporte që çmimi i tij është 45 milionë funte por burimet i kanë thënë Sportsmail se 30 milionë funte do të ishin të mjaftueshëm për yllin e kombëtares U-21 të Anglisë.

(Kosova Sot Online)