Simeone: Lemar nuk i ka plotësuar pritjet në Atletico Madrid

  • 03 January 2020 - 19:24
Simeone: Lemar nuk i ka plotësuar pritjet në Atletico Madrid

Trajneri argjentinas mbetet fans i driblimeve të francezit dhe potencialin e tij por ka pranuar se sulmuesi për momentin është duke vuajtur në Madrid.

Sulmuesi anësor i Atletico Madrid, Thomas Lemar nuk i ka plotësuar pritjet e klubit, sipas trajnerit të tyre Diego Simeone.

24 vjeçari i ishte bashkuar klubit për 70 milionë euro nga Monaco në korrik të vitit 2018, por ka vuajtur për konsistencë dhe formë në La Liga.

Francezi është lidhur me një kalim të mundshëm në Arsenal këtë muaj, edhe pse lëndimi i muskujve mund ta komplikojë kalimin e tij në mes të sezonit.

Duke folur para ndeshjes se ligës të shtunën kundër Levantes, Simeone nuk ka thënë se a do të largohet apo jo Lemar në janar por ka pranuar që paraqitja e lojtarit deri me tani është zhgënjyese.

“Faktet flasim më mirë se fjalët. Lemar është një lojtar i rëndësishëm i cili nuk ka mundur të zhvilloj ndeshjen e tij por i cili ka karakteristike që të tjerët nuk i kanë”, ka thënë Simeone në konferencën për media. “Te shpresojmë që ai ta këtë momentin më të mirë kur të kthehet nga lëndimi”.

“Tani, nëse do të rri apo jo Lemar…ne e dimë që agjentët punojnë në mënyrën e tyre. Klubët punojnë në kushtet që ka nevojë klubi. Por, si një futbollist, sa herë ai ka qenë gati ai ka luajtur më shumë se lojtarët e tjerë”.

“Karakteristikat e tij me kanë pëlqyer gjithmonë. Por ai nuk ka qenë në gjendje që ti tregoj pritjet që i kemi”. 

Atleti kanë qenë të lidhur me një numër sulmuesish si sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani dhe ai i Borussia Dortmund, Paco Alcacer, pasi që kanë munguar golat e shënuar këtë sezon.

Simeone është i hapur për transfere por nuk është i përgatitur për të diskutuar për lojtarët që nuk do të luajnë për Atletit.

“Si çdo vit, ka mundësi që disa lojtarë të vinë dhe shkojnë në janar”, tha ai. “Ne kemi folur me klubin për këtë, për situatën që ne e kemi dhe kur (mundësitë për lojtarët e ri) do të ndodhin, nëse do të ndodh, do të shohim”.

“Çka me shqetëson mua është çka do të ndodh me Levanten. Anash nga ndeshja ne do të luajmë, klubi e di për çka ne bisedojmë dhe do të punojnë për të sjell më të mirët për klubin dhe skuadrën”.

“Nuk dua të flas për lojtarët të cilët nuk janë në skuadrën tonë”, ka thënë ai kur është pyetur për Cavanin.

Atleti është në vendin e katër në La Liga pas 18 ndeshjeve, shtatë pikë më pak se Barcelona.

(Kosova Sot Online)