Spurs e frikëson Interin me kërkesat për Eriksen

  • 03 January 2020 - 19:42
Spurs e frikëson Interin me kërkesat për Eriksen

Inter dëshiron që të nënshkruajë me mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen në janar, por janë ftohur pas kërkesave të larta që ka pasur për të Daniel Levy, ku ka kërkuar 30 milionë euro.

Eriksen nuk do të këtë kontratë më me Spurs në fund të sezonit dhe raportohet se atë e kërkon edhe Real Madridit.

Megjithatë, Interi i është bashkuar garës për 27 vjeçarin, bashkë me PSG dhe Juventus. 

Menaxheri gjeneral i Interit, Beppe Marotta dhe drejtori i sportit Piero Ausilio do të dëshironin që ta transferonin mesfushorin në Milan këtë muaj, megjithatë ata duket se janë tërhequr nga kërkesa e lartë e Tottenham.

Sipas Tuttomercatoëeb, kryetari i Spurs Levy kërkon 30 milionë euro për danezin, pavarësisht se ai ka kontratë vetëm gjashtë muaj.

Nuk është çudi që Interi është tërhequr për Eriksen në këtë fazë, por ata ende janë të lirë të flasin me të për ta marrë atë si lojtar të lirë në verë.

(Kosova Sot Online)