Fenerbahçe refuzon ofertën e Tottenhamit për Muriqin

  • 03 January 2020 - 20:25
Fenerbahçe refuzon ofertën e Tottenhamit për Muriqin

Raportohet se Fenerbahçe ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Gazeta turke Turkiye raporton se Tottenhami ka bërë ofertë për Muriqin për ta transferuar në këtë afat kalimtar, megjithatë kjo ofertë është refuzuar nga presidenti i klubit turk, Ali Koc pasi e dëshiron Muriqin në klub të paktën deri në përfundim të këtij sezoni. 

Për Muriqin raportohet të ketë bërë ofertë edhe klubi tjetër anglez, Burnley.

Kujtojmë se Muriqi ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane pas paraqitjeve shumë të mira me klubin por edhe me kombëtaren e Kosovës.

(Kosova Sot Online)