Konfirmohet dëmtimi i Harry Kane

  • 04 January 2020 - 08:35
Konfirmohet dëmtimi i Harry Kane

Tottenhami mori një goditje të dyfishtë në ditën e Vitit të Ri. Humbjes (1-0) në “St Mary’s” kundër Southamptonit iu bashkua edhe dëmtimi i Harry Kane.

Sulmuesi anglez shënoi goli e 1-1, por që u anulua jashtë loje dhe më pas preku pjesën e pasme të kofshës së tij të majtë dhe u zëvendësua. Një situatë që José Mourinho e pa me pesimizëm.

“Unë mendoj se do ta humbim atë për një kohë relativisht të gjatë. Ne nuk e dimë akoma sa do të mungojë, por mendoj se lajmet do të jenë të këqija. Kam parandjenjë të keqe për mënyrën se si ai u largua nga fusha. Nuk kaloi shumë, as edhe dy sekonda për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit,” – rrëfeu Mourinho para raundit të tretë të FA Cup.

Tani është konfirmuar edhe shkalla e dëmtimit: këputje e muskulit në kofshën e majtë .

Me një periudhë rikuperimi që akoma duhet të vlerësohet, e vërteta është se Mourinho nuk do të jetë në gjendje të mbështetet te futbollisti kundër Boro. Humbja e Kane konsiderohet e rëndësishme, pasi sulmuesi anglez ka shënuar 27 gola në 31 ndeshje mes “Spurs”-ave dhe Anglisë në këtë sezon.

(Kosova Sot Online )