Dortmund e nxjerr në shitje Paco Alcacerin për këtë çmim..

  • 04 January 2020 - 09:26
Dortmund e nxjerr në shitje Paco Alcacerin për këtë çmim..

Borussia Dortmund është duke kërkuar një blerës për sulmuesin e saj Paco Alcacer.

Sulmuesi spanjoll po vuan nga lëndimet e shpeshta dhe Dortmund është lodhur nga kjo situatë,me lojtarin që më shumë qëndron në infermieri se sa në fushë. Ditë më parë verdhezinjtë kanë arritur ta transferojnë talentin norvegjez Erling Haaland që shihet si titular.

E tani mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund e ka nxjerr në shitje sulmuesin spanjoll Paco Alcacer.

Madje nënkampioni gjerman i ka caktuar edhe çmimin e largimit që është 40 milionë euro.

Paris Saint Germain është interesuar për sulmuesin, pasi e shohin si zëvendësues të Edinson Cavanit.

Ndërkohë interesim për të kanë shprehur edhe skuadrat angleze si West Ham United dhe Aston Villa.

(Kosova Sot Online )