Inter dhe Roma nisin bisedimet për shkëmbim të lojtarëve

  • 04 January 2020 - 10:05
Inter dhe Roma nisin bisedimet për shkëmbim të lojtarëve

Roma dhe Inter janë dy klube të mëdha italiane që shpesh herë kanë bërë marrëveshje për transferimin e lojtarëve nga njëra tek tjetra skuadër.

Dy gjigantët italian janë futur në bisedimet ku planifikojnë shkëmbim të lojtarëve në afatin kalimtar të janarit.

Neraozzurët janë duke kërkuar një mbrojtës të majtë anësorë dhe kanë piketuar Leonardo Spinazzolën e Romës, i cili nuk ka pasur shumë hapësira në krahun e majtë.

Në anën tjetër Roma është duke u interesuar për afrimin e ish-juniorit të saj Matteo Politano.

Dy skuadrat kanë filluar tanimë bisedimet dhe sipas medieve italiane kjo marrëveshje së shpejti mund të arrihet.

Bëhet fjalë për një shkëmbim kokë me kokë të lojtarëve, pa pasur nevojë asnjëra skuadër të shtoj para.

(Kosova Sot Online )