Lakers të papërballueshëm me Davis, Harden “magjik” në suksesin e Rockets

  • 04 January 2020 - 14:52
Lakers të papërballueshëm me Davis, Harden “magjik” në suksesin e Rockets

Katër fitore radhazi dhe e 28-ta në këtë sezon të NBA. Los Angeles Lakers u tregojnë vendin edhe New Orleans Pelicans me rezultatin 123-113. Protagonist absolut në këtë përballje një emër që në Louisiana e njohin shumë mirë: Anthony Davis. Ish-i i madh i kësaj përballjeje regjistroi shifra të çmendura, 46 pikë dhe 13 “rebound”. Një “doble double” që e “detyroi” të madhin tjetër, LeBron James, të ndalej në kuotën e 17 pikëve dhe 15 asisteve.

Pelicans, përtej përpjekjeve për të rivalizuar me Lakers, e morën goditjen kryesore që në periodën e parë, teksa u gjendën në dizavantazh të 18 pikëve, me një rezultat të pjesshëm 37-19, ndërsa sfida praktikisht u mbyll në fundin e periodës së tretë, me tabelën elektronike që shënonte 105-83. Ndihmë të madhe në këtë sukses të Lakers dhanë edhe Lonzo Ball dhe Brandon Ingram respektivisht me 23 dhe 22 pikë.

Vazhdojmë marshimin me ritëm të shpejtë edhe Houston Rockets, që morën fitoren e katërt radhazi. Teksanët mposhtën 118-108 Philadelphia 76ers falë paraqitjeve të mira të emrave të tillë si Clint Capella (30 pikë dhe 14 “rebound”) dhe Russell Westbrook (20 pikë e 7 “rebound”), por sigurisht “ylli” i mbrëmjes ishte James Harden, me “triple double”: 44 pikë, 11 “rebound” e 11 asiste.

Vuajtën më shumë se ç’parashikohej Boston Celtics përballë Atlanta Hawks, por në “TD Garden” vendësit fituan në fund 109-106, duke rikuperuar plor 18 pikë diferencë të krijuar pa u mbyllur ende perioda e parë. Vendimtar Marcus Smart me trepikëshin e tij, që e çoi në +4 diferencën (në favor të Celtics) në minutën e fundit. 24 pikë dhe 10 rikuperime regjistroi Jaylen Brown, gjithsesi, shënuesi më i mirë i mbrëmjes rezultoi Trae Young i Hawks me 28 pikë e 10 asiste.

Rezultatet:

Orlando Magic – Miami Heat 105-85

Washington Wizards – Portland Trail Blazers 103-122

Boston Celtics – Atlanta Hawks 109-106

Houston Rockets – Philadelphia 76ers 118-108

Phoenix Suns – New York Knicks 120-112

Los Angeles Lakers – New Orleans Pelicans 123-113.

(Kosova Sot Online)