Zyrtare: Bayerni e transferon falas ‘Neuerin’ e ri

  • 04 January 2020 - 14:59
Zyrtare: Bayerni e transferon falas ‘Neuerin’ e ri

Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e Neuer. Ai është Alexander Nübel.

Klubi ka bërë të ditur se Alexander Nübel do t’i bashkohet Bayern Munichut për sezonin 2020/21.

“Klubi dhe Nübel janë pajtuar për kushtet e transferimit në ditët e fundit. Portierit 23-vjeçar i skadon kontrata me FC Schalke 04 më 30 qershor 2020. Nübel do t’i bashkohet Bayernit si transferim i lirë në korrik”, njofton Bayerni.

Ndër të tjera, është bërë e ditur se Nübel ka arritur marrëveshje për kontratë pesë vjeçare. 

(Kosova Sot Online)