Ancelotti: Klopp më mundi për postin e trajnerit të Liverpoolit, i lumtë

  • 05 January 2020 - 11:35
Ancelotti: Klopp më mundi për postin e trajnerit të Liverpoolit, i lumtë

Carlo Ancelotti ka zbuluar se ishte mposhtur nga Jurgen Klopp në garë për t’u bërë trajner i Liverpoolit në vitin 2015. Ai, megjithatë, e pranon se pronarët e të kuqve morën vendimin e duhur për ta emëruar gjermanin.

Pas shkarkimit të Brendan Rodgers në tetor të 2015-es, Ancelotti kishte biseduar me drejtuesit e Liverpoolit për ta pasuar atë, para se klubi të vendoste përfundimisht për emërimin e Kloppit.

Dy muaj më vonë, Ancelotti e pasoi Pep Guardiolën në Bayern Munich në fund të sezonit 2015/16.

“Pas largimit nga Real Madridi, bisedova me pronarin (e Liverpoolit)”, tha Ancelotti. 

“Ata po e kërkonin një trajner i ri, por mendoj se e morën vendimin e duhur me Jurgenin. Ai po bën punë fantastike në Liverpool, prandaj i lumtë”, shtoi ai.

Ancelotti është trajneri i vetëm që e ka mposhtur skuadrën e Kloppit këtë sezon. Ai e udhëhoqi Napolin drejt një fitoreje 2:0 kundër kampionit të Evropës në Ligën e Kampionëve në shtator. Ekipi i tij e mundi Liverpoolin edhe sezonin e kaluar dhe barazoi në Anfield në nëntor.

Tani, si trajner i Evertonit, Ancelotti do të kërkojë ta mundë përsëri Liverpoolin e Kloppit në derbin e Merseyside sot në FA Cup.

(Kosova Sot Online)