Basha e feston ditëlindjen me golin e parë për klubin e ri

  • 05 January 2020 - 13:20
Basha e feston ditëlindjen me golin e parë për klubin e ri

Migjen Basha ka gjetur golin e parë në aventurën australiane, teksa ka shënuar për Melbourne Victory, në përballjen ndaj Newcastle Jets.

Në minutën e 61-të, ish-mesfushori i Kombëtares ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij.

Festë e dyfishtë për Bashën, pasi përveçse u rikthye te goli pas më shumë se dy vitesh, ai feston edhe ditëlindjen e tij të 33-të.

(Kosova Sot Online)